ZYRTARE/ Fiorentina nënshkruan me sulmuesin e talentuar

Fiorentina ka konfirmuar transfertën e bujshme të merkatos së verës. Sulmuesi Duaan Vlahovic është larguar nga Partizani i Beogradit dhe tashmë është pjesë e Fiorentinës me të cilën ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

"Fiorentina njofton se ka arritur një marrëveshje me FK Partizan të Beogradit për transferimin e Nikola Milenkoviç, futbollisti serb 19-vjeçar. Sulmuesi i ri i Violës do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare dhe do t'i nënshtrohet mjekëve të tij të hënën më 26 qershor", thuhet në reagimin zyrtar të Fiorentinës.

/ SYRI.net /