FOTO/ Telefonata dhe shtrëngime duarsh, anëtarët e Etikës pas vendimit të Skënderbeut

Dënimi i dhënë sot nga Komisioni i Etikës për heqjen e titullit kampion të Skënderbeut është ndoshta një nga më të rëndësishmit në historinë e futbollit shqiptar, pasi ndryshon plotësisht perceptimin ndaj manipulimit të ndeshjeve dhe trajtimin e ngjarjeve të tilla.

Por si ishte atmosfera pas mbledhjes e personave që dhanë një vendim kaq të rëndësishëm, i cili mund të ndryshojë plotësisht rrjedhën e ngjarjeve në futbollin shqiptar?

“Panorama Sport” ju tregon nëpërmjet fotove dhe videos në vijim momentet kur anëtarët e Komisionit të Etikës janë larguar nga zyrat e FSHF-së.