FOTO/ BE sjell në Tiranë një ‘peshë të rëndë’, në krye të misionit mbikëqyrës për zgjedhjet

Eurodeputeti Eduard Kukan nëpërmjet një satusi në Facebook ka deklaruar sot se është zgjuar në Tiranë. Pasi thotë se i pëlqen Shqipëria dhe se sa herë që vjen ndihet si në shtëpi, jeo lajmin se kësaj radhe ka mbërritur si kreu i misionit mbikqyrjes së BE-së, në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme për drejtimin e ardhshëm të vendit, vazhdimin e reformave dhe integrimit me be-në. Shqipëria është partneri ynë në NATO dhe një kandidat për anëtarësimin në BE. Unë kam takime sot me krerët politikë të partive të ndryshme. Të dielën, së bashku me kolegët e mi nga parlamenti europian, ne do të ndjekim zgjedhjet anembanë vendit”, deklaron ai.