FOTO/ Berisha publikon foton: Rama xurxull në Lezhë, po e nxjerrin nga mbas dere

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një fotografi të kreut të qeverisë Edi Rama me drejtues të PS në Lezhë, si Arben Ndoka në sfond, për të cilën ai shprehet se është shkrepur në momentin kur Ramën e dehur e nxjerrin fshehurazi nga pas lokalit ku ka bujtur për të mbajtur mitingun elektoral.

"Para fjalimit në Lezhë! - komenton Berisha për foton. -  Po e nxjerrin nga mbas dere xurxull! Edhe Ndoka po qesh me të."

Më 19 qershor, Rama zhvilloi mitingun elektoral të PS-së në Lezhë dhe po asaj dite, edhe në Shkodër. Në Lezhë ai shoqërohej nga ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili u përjashtua nga Kuvendi pasira pre e ligjit të dekriminalizimit, të inicuar nga PD-ja.