FOTO/ Shfaqet Eduard Selami, 2 ditë përpara zgjedhjeve. Ja çfarë mesazhi ka…

Eduard Selami edhe pse një kritik i fortë i kryedemokratit Basha i cili e la edhe jashtë listave të kandidatëve të PD,  ka bërë sot në llogarinë e tij në Twiter një thirrje për gjithë shqiptarët.

Ndryshe nga të “kritikët” e tjerë të Bashës, Selami nuk doli kundër tij pas publikimit të listës për kandidat për deputet ku e pa veten jashtë. Madje, ai u deklarua publikisht, se shqiptarët duhet të besojnë te PD-ja dhe te “Republika e Re”.

Kur na ndajnë edhe dy ditë nga zgjedhjet parlamentare, demokrati Eduard Selami, fton shqiptarët të votojnë Partinë Demokratike.

“Votoni të ardhmen e sigurt, votoni ekonominë e fortë, Votoni numrin 6, Votoni Partinë Demokratike”, shkruan Selami.