FOTO/ PS mbyll fushatën dhe bllokon Tiranën. Ja rrugët ku nuk duhet të kaloni

Partia Socialiste do të mbyllë mbrëmjen e sotme fushatën në Tiranë dhe për këtë arsye do të organizojë një miting në sheshin ‘Nënë Tereza’. Për këtë arsye, do të bllokohet gjysma e kryeqytetit.

Për shkak të mbylljes së fushatës elektorale të Subjekti Politik Partia Socialiste, duke filluar nga ora 17:00, deri në përfundim të aktivitetit, do të ketë bllokime të segmenteve rrugorë si më poshtë:

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga Kryqëzimi me Bulevardin "Bajram Curri" deri tek Sheshi "Nënë Tereza"

Rruga "Abdyl Frashëri", nga kryqëzimi me Rrugën "Ibrahim Rugova" deri tek kryqëzimi me Bulevardin Dëshmorët e Kombit

Rruga "Lek Dukagjini", nga Garda e Republikës deri tek Sheshi Italia

Rruga "Ismail Qemali", nga kryqëzimi me Rrugën "Papa Gjon Pali i II" deri tek kryqëzimi me Bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

Si rrjedhojë e këtyre segmenteve të bllokuara do të bëhet spostimi i përkohshme i linjave urbane si:

Linja Urbane e Tiranës së Re, nga rruga "Muhamet Gjollesha", do të spostohet përkohësisht në Bulevardin "Bajram Curri", drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe anasjelltas nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", do të spostohet përkohësisht në Bulevardin "Gjergj Fishta" drejt Rrugës "Muhamet Gjollesha", duke anashkaluar segmentin Rrugorë "Sulejman Delvina, Abdyl Frashëri"

Linja Urbane Kamëz - Tiranë - Kamëz (Shpresa-Al), stacioni qëndror përkohësisht do të spostohet tek Sheshi "Parisi" tek Rruga e "Durrësit"(Kafe Flora)

Linja Urbane T.E.G. - Kopësht Zologjik - Qendër - ish Stacioni i Trenit, nga Sheshi "Uillson", do të spostohet përkohësisht në Rrugën "Sami Frashëri", Bulevardi "Bajram Curri", drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" dhe anasjelltas nga Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", do të spostohet përkohësisht në Bulevardin "Gjergj Fishta" drejt Rrugës "Muhamet Gjollesha", duke anashkaluar segmentin Rrugorë "Abdyl Frashëri dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit nga Piramida drejt Presidencës"

Për të gjithë simpatizantët e kësaj force politike të cilët do të vin nga qytetet e tjera të Shqipërisë, mjetet e transportit Interurban do të parkohen si më poshtë:

Ardhja nga Sheshi Shqiponja do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Pallati i Sportit "Asllan Rusi"

Ardhja nga Pallati me Shigjeta do të ketë stacion parkimi, Rrugën "Muhedin Llagani"( ish parku i Ministrisë së Punëve të Brendshme)

Ardhja nga Rruga e "Elbasanit" do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Fakulteti i Ekonomisë

Ardhja nga Rruga "Bardhyl" do të ketë stacion parkimi, sheshin në afërsi të Martenitetit të Ri.