Çmenduria me zyrën e Tahirit/ Tualeti lidhet me tunelet e Ministrisë se Brendshme

Pasuesi i Saimir Tahirit në postin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa, ka mbetur i habitur me atë se çfarë ka zbuluar në tualetin e zyrës së tij, ish zyrës së Tahirit.

Ministria e Brendshme e rikonstruktuar nga Tahiri ka ofruar ‘surpriza’ për pasuesit e tij.

Tahiri ishte kujdesur që tualeti i zyrës së tij të rinovuar të lidhej me tunelet e Ministrisë së Brendshme.

Arsyen mund ta dijë vetëm Saimir Tahiri.

Për tu arratisur nga zyra apo për të pritur vizitore të fshehtë, vetëm ai mund ta dijë.