Elseid Hysaj poston FOTO nga pushimet. Shokët e skuadrës fillojnë të tallen

Elseid Hysaj, është duke shijuar pushimet e verës në Las Vegas.

Mbrojtësi i Napolit ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram ku tregon trupin, por shokët e tij të skuadrës, Dries Mertens dhe Cristian Maggio, kanë bërë batuta tallëse në komente.

“Çfarë fiziku”, shkruan Mertens duke e shoqëruar komentin e tij me një “emoji” të një fytyre që qesh me lot.

“O Zot! Vish një bluzë o plak”, komenton Maggio.