Drake nis punën për projektin e ri

Drake do ta realizojë sot këngën e tij të re që quhet “Signs”.

Ai ishte mjaft aktiv sa i përket tregut muzikor sivjet duke lëshuar në shitje albumin e tij dhe duke bërë disa bashkëpunime.

Reperi kanadez realizoi projektin e tij “More Life” gjatë muajit mars, dhe është shfaqur në këngën “Come Closer” të Wizkid dhe në këngën “To the Max” të DJ Khaled.

Albumi i tij i fundit “Views” u publikua në prill të vitit 2016.