Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve sqaron se si do të votojnë të burgosurit, pezullohen të gjitha lejet

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arjan Hoxha, ka deklaruar se 2 mijë të burgosur janë të përjashtuar nga e drejta e votimit. Sipas tij 800 prej tyre nuk kanë karta identiteti.

Ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar lejet e shpërblyese të veçanta për të dënuarit, që prej datës 5 qershor.