FOTO/ Spektakolare: Ky është qyteti më i vizituar në botë nga turistët

Hong Kongu, i ndodhur në bregdetin jugor të Kinës dhe i rrethuar nga delta e Pearl River dhe nga Deti i Kinës Jugore, është i njohur për pallatet e tij të larta dhe për gjirin e thellë natyror, është vendi më i vizituar në botë.

Me një sipërfaqe toke prej 1104 km2 dhe me një popullsi prej shtatë milionë banorësh, Hong Kongu është një nga zonat më të populluara në botë. 95% e popullsisë së Hong Kongut janë kinezë etnikë dhe vetëm 5% janë nga grupe të tjera.

Sipas parimit “një vend, dy sisteme”, Hong Kong ka një sistem  ekonomik dhe politik të ndryshëm nga ai i Republikës Popullore të Kinës, shkruan "Then Independent".

Hong Kongu është një nga qendrat kryesore ndërkombëtare të botës financiare, me një ekonomi të fuqishme kapitaliste të shërbimit, e karakterizuar nga taksat e ulta, tregtia e lirë dhe ndërhyrja minimale e qeverisë në ekonomi./SYRI.net/