Sondazh/ ‘Marca’: Cilën transfertë do preferoni tek Real Madrid

Real Madrid po bëhet gati për të kryer një transfertë të bujshme duke shpenzuar mbi 100 milionë euro.

Donnarumma dhe Mbappe janë dy opsionet e mundshme të “Los Blancos” të cilët janë vetëm 18 vjeç dhe premtojnë një të ardhme të ndritur.

Së fundmi është e përditshmja pranë klubit madrilen “Marca” e cila ka hapur një sondazh duke pyetur tifozët se cilën transfertë do preferonin.

Në total kanë votuar mbi 8.600 lexues ku 7% prej tyre kanë zgjedhur Donnarumman, 18 % Mbappe, ndërsa 63 % të dy lojtarët.

Vetëm 12% kanë zgjedhur opsionin “tjetër”.