Antonio Conte dëshiron Marchision tek Chelsea

Trajneri i Chelseas, Antonio Conte dëshiron të sjellë në Angli mesfushorin e Juventus, Claudio Marchisio.

Minutat e pakta të vendosura në dispozicion nga Massimiliano Allegri janë shkaku kryesor përse Marchisio kërkon largimin nga “Zonja e Vjetër”, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Marchisio vetëm 17 ndeshje luajti si titullar pasi Allegri në vend të tij preferonte dyshen Miralem Pjanic-Sami Khedira.

Kujtojmë që 31-vjeçari pësoi një dëmtim të ligamentit në prill të vitit të kaluar, duke u detyruar atë të humbasë “Euro 2016”.