Basha në Dibër: Vota e të dielës, vendim për ekonominë

Kreu i opozitës Lulzim Basha në mitingun përmbyllës në Dibër ju ka bërë tirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë masivisht ditën e diel për të ardhmen e tyre dhe ekonominë.

Ai tha se në 25 qershor shqiptarët do të jenë para dy zgjidhjeve, ose të vazhdojnë rrugën e rrënimit ose ti japin fuqinë republikës së re për të ndryshuar ekonominë e vendit që përfshin uljen e taksave dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve.

Kreu i PD-së theksoi gjithashtu se opozita është e vetmja forcë politike që ka ardhur tek qytetarët me një plan të detajuar ekonomik, ndërsa partitë e tjera vazhdojnë dhe premtojnë të njëjtat gjëra si 4 vjet më parë.