FOTO/ Arrihet marrëveshja, Interi ‘godet’ me këtë transfertë

Interi raportohet se ka arritur marrëveshjen për të transferuar mesfushorin e Pescaras, Mamadou Coulibaly.

Sipas “Calciomercato.com”, të dy klubet po finalizojnë kushtet e transferimit, para se Coulibaly zyrtarisht të bashkohet me “Nerazzurët”, raporton SYRI.net.

Marrëveshja mes Interit dhe Pescarës do të bëhet në formë huazimi me detyrim për ta blerë një vit më pas me një vlerë prej 4 milionë eurosh.

Kujtojmë që 18-vjeçari një vit më parë ishte refugjat i cili mori një udhëtim të vështirë dhe njëkohësisht të rrezikshëm duke u shpërngulur nga Senegali për të mbërritur në Europë.

/ SYRI.net /