Kina vendi më i populluar në botë? Ky është shteti që do t’i marrë stafetën pas 7 vitesh

Nga 7.6 miliardë banorë, popullsia e botës pritet të arrijë në 9.8 miliardë në vitin 2050, sipas një parashikimi të detajuar nga Kombet e Bashkuara.

Sipas OKB-së vendet që nxisin rritjen e popullsisë janë India, Nigeria, Kongo, Pakistani, Etiopia, Tanzania, Shtetet e Bashkuara, Uganda dhe Indonezia.

India, e cila aktualisht ka 1.3 miliard banorë, pritet të zëvendësojë Kinën si vendi më i populluar në botë brenda shtatë vjetësh.

“Përqendrimi i rritjes së popullsisë në vendet më të varfra do ta bëjë të vështirë për të rinjtë që të kenë ushqim të mjaftueshëm, kujdes shëndetësor dhe arsim”, vlerëson OKB-ja.

Parashikimi thekson se popullatat e Evropës, Japoninë dhe vende të tjera të zhvilluara do të vazhdojnë të plaken dhe të bien në numër./SYRI.net/