‘Marca’: Ronaldo largohet vetëm nëse Reali transferon...

Nëse Kylian Mbappe do të transferohet tek Real Madridi atëherë me shumë mundësi Cristiano Ronaldo do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Është e përditshmja sportive pranë klubit madrilen “MARCA” e cila konfirmon se katër herë fituesi i “Topit të Artë” ka në dorë vetëm dy opsione: Të nënshkruajë me PSG-së ose të qëndrojë tek Reali, raporton SYRI.net.

Çdo moment vijnë lajme kontradiktore rreth të ardhmes së Ronaldos i cili do të marrë një vendim zyrtar menjëherë pas përfundimit të Kupës së Konfederatave.