FOTO/ Real Madrid më 30 qershor zyrtarizon zëvendësuesin e Pepes

“Zyrtare: Jesus Vallejo qëndron në Real sezonin e ardhshëm”, ky është titulli i të përditshmes spanjolle “AS”, që ka bërë të ditur se talenti spanjoll do të zëvendësojë Pepen.

Zyrtarizimi i këtij vendimi pritet të bëhet menjëherë pas përfundimit të Kampionatit evropian U-21 më 30 qershor.

Kujtojmë që Vallejo dy vitet e fundit është huazuar tek Zaragoza dhe Eintracht Frankfurt.