‘Berisha në arkivat e ShBA nga ‘92-2013’/ Malltezi nxjerr dokumentin: Dhjetëra kongresmenë thirrje Clintonit për ta pritur

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka publikuar një dokument të rallë, ku dhjetëra kongresmenë amerikanë i bëjnë thirrje presidentit Bill Clinton në vitin 1994, të presë në ShBA presidentin Sali Berisha.

Në postimin e tij në Facebook, Malltezi thekson se ‘studiuesi dhe patrioti Dr. Bejtullah Destani i ka siguruar një set të madh të dokumenteve të Dr. Berishës në arkivat e SHBA duke filluar nga 1992 e deri ne 2013’.

Postimi i plotë:

Studiuesi dhe patrioti Dr. Bejtullah Destani na solli një set të madh të dokumenteve të Dr. Berishës në arkivat e SHBA duke filluar nga 1992 e deri ne 2013. Ja njëra prej këtyre dokumenteve ku dhjetëra kongresmenë i bëjnë thirrje Presidentit Clinton të priste Berishën. Histori e bukur.