Princi Harry thotë se asnjë pric nuk dëshiron të bëhet mbret

Askush në familjen mbretërore nuk dëshiron të jetë mbret apo mbretëreshë, ka thënë princi Harry për një reviste amerikane, duke shtuar se "ne do t'i kryejmë detyrat tona në kohën e duhur".

"A ka ndonjë nga familja mbretërore që dëshiron të jetë mbret apo mbretëreshë? Nuk mendoj kështu," tha ai për Newsweek.

Princi Harry gjithashtu foli për ecjen në procesionin e funeralit për nënën e tij, princeshën Diana teksa ishte 12 vjeçe, duke thënë se asnjë fëmijë "nuk duhet të kërkohet për ta bërë këtë".