Milan nuk kursen në merkato, 15 milion euro plus kapitenin për Lucas Biglia

Sipas mediave italiane, Milan ka bërë gati një superofertë për mesfushorin argjentinas, Lucas Biglia.

Për futbollistin e Lazios klubi nga Milano është gati të sakrifikojë kapitenin Ricardo Montolivo plus 15 milion euro, ofertë e cila pritet që të pranohet pa asnjë diskutim nga lacialët.

Një lojtar i kërkuar me ngulm nga Montella dhe mesa duket pronarët e rinj të Milanit janë gati t’i përmushin dëshirën e rradhës në merkato.