VIDEO / Ndodhi në Kupën e Konfederatave, shihni sherrin në sfidën Meksikë – Zelanda e Re

Meksika mposhti 2-1 Zelandën e Re, ndeshje kjo në kuadër të Kupës së Konfederatave

Fundi i kësaj ndeshje ka qenë mjaft interesant, pas një përleshje masive në mes të futbollistëve të dy skuadrave.

Kanë qenë minutat e fundit të takimit, kur u ndalua me forcë një lojtar i Zelandës së Re, i cili më pas ndërhyri në mënyrë të ashpër, për t’u krijuar një rrëmujë e madhe.

Për çudi, gjyqtari në fund nuk vendosi të ndëshkonte asnjë futbollistë me karton të kuq.