De Biasi tregon ndjesitë e tij në Shqipëri

Kur ka kaluar fiks një javë nga dorëheqja e tij prej përfaqësueses së Shqipërisë, Gianni De Biasi, për mediat italiane ka përshkruar ndjesitë e tij.

Ndodhem në një moment reflektimi. Nuk është e lehtë të japësh dorëheqjen. Sidomos për një italian, që nuk e jep dorëheqjen edhe kur ja kërkojnë atë. Por di që kam përmbyllur një cikël. Kam përfituar kënaqësi të papërshkrueshme, të shëtisja nëpër Tiranë do të thoshte të krahasoheshe me një personazh që kishte shndërruar ujin në verë dhe kjo nuk ndodh në çdo vend. Gjithsesi, të lësh zemrën dhe ndjenjat që të vendosin nuk çon në zgjedhje racionale. Isha vetëm një centimetër larg përfaqësueses italiane. Fatkeqësi, sepse ka shumë të rinj interesantë”, ka deklaruar De Biasi.