FOTO/ Ish e dashura hidhet në sulm ndaj reperit pas ‘incidentit’: ‘Gënjeshtar, na pe dhe…’

Që reperi i njohur i Babastars, Majk, është bërë një ndër personazhet më të komentuar të showbiz-it, kjo nuk ka më asnjë diskutim. Historia e dashurisë, ndarja, shtatzënia e së dashurës dhe fëmija që lindi pak muaj më parë kanë qenë të mjaftueshme për ta vendosur Majkin në krye të titutjve të porataleve, por duket se akoma “telenovela” nuk ka mbaruar.

Sot, në një prej bareve të Prishtinës, Majki është parë në shoqërinë e një vajze të re, me të cilën pretendohet se ka nisur një lidhje. Por, për fatin e tij të keq, në të njëjtin bar, ka qenë e pranishme edhe ish e dashura e tij, Majlinda Zeka, me djalin e vogël. Me gjasë, reperi i ka parë, por nuk ka reaguar dhe as u ka dhënë të njohur.

Këtë fakt, ai e ka mohuar pasi është pyetur nga Telegrafi: “Unë isha në lokal dhe nuk kam parë askënd, por edhe po të shihja këdo, nuk do të ulja kokën para askujt”,- është deklarata e Majk.

Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Majlindës në profilin e saj në Instagram. Ish e dashura, pasi ka mësuar që Majk e ka mohuar t’i ketë parë, shkruan se ai është veçse një gënjeshtar: “Na pe dhe ule kokën, gënjeshtar”, shkruan Majlinda në Instastory-n e saj.

Si është e vërteta tani?