Plumba ndaj 50-vjeçarit në Fier

Një person është plagosur në fshatin Ngjeqar të Fierit pasditen e sotme.

Raportohet se Ramiz Gega, 50 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në një lokal. Autori me iniciale U.S. është shpallur në kërkim.

Konflikti, sipas policisë, ka ndodhur për arsye të dobëta.

I plagosuri, i cili është transportuar në spital ku po merr mjekim, jetonte në qytetin e Fierit. Ai ndodhet në fshatin Ngjeqar, pasi ka vizituar motrën e tij, e cila jeton aty.