Meta: Ja sa deputet do marrë Rama dhe Basha në Berat

Presidenti i Zgjedhur Ilir Meta, tha se Lëvizja Socialiste për Integrim do të marrë 5 deputetë në Qarkun e Beratit në 25 qershor. Ndërsa theksoi se PS dhe LSI do të marrin nga 1 mandat.

Këtë deklaratë meta e bëri gjatë mitingut përmbyllës të fushatës elektorale në Berat.

‘'Gjatë këtyre 4 viteve pamë se si bëhet qameti, se si përdoret policia, presioni shantazhi, dhuna burgosja ndaj të vobektëve që nuk kanë paguar dritat, pamë se si bëhen akte ligjore që oligarkët të fshijnë amlet e borxheve që kanë ndaj OSHEE-s dhe ndaj tatimeve.

Më mirë të shkarkojmë kreun e rilindjes se sa të rinjtë e të rejat të braktisin Shqipërinë.

Kreu i rilindjes, zgjodhi vendin më të gabuar për të sulmuar pabesisht LSI-në dhe njëkohësisht për të provokuar përçarjen e të majtës që e ka bërë dhe herë të tjera.

Në 25 qershor të gjithë socialistët që u poshtëruan nga Rilindja e kanë LSI-në.

Në 4 vjet ai nuk u kujdes për Shqipërinë dhe shqiptarët por u ktheu kurrizin socialistëve. Dua tu them se ne do të marrim 5 deputetë në Berat, Tomit dhe Xherrit do ju lëmë nga 1 sa për shans', tha Meta.