Rezoluta e PPE/ Noka: Dënon burgosjen e liderit të opozitës dhe dështimin e reformës në drejtësi nga PS
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me Rezolutën e PPE për Shqipërinë, ku dënohet burgosja politike e liderit të opozitës Sali Berisha, si dhe dënon dështimin e reformës në drejtësi nga ana e shumicës socialiste në pushtet.
‘Rezoluta dënon burgosjet politike të udhëheqësisë së opozitës dhe dështimin e reformës zgjedhore nga shumica në pushtet. Gjykon se krimi dhe korrupsioni janë pengesa për Shqipërinë. Jep mbështetje për PD’, shkruan Noka në Facebook.
Postimi i plotë:
Asambleja Politike e PPE-së rezolutë për Shqipërinë
Rezoluta dënon burgosjet politike të udhëheqësisë së opozitës dhe dështimin e reformës zgjedhore nga shumica në pushtet. Gjykon se krimi dhe korrupsioni janë pengesa për Shqipërinë. Jep mbështetje për #PD.
#EEP ndjek me shqetësim mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë dhe përkeqësimin domethënës të klimës politike nga shumica në pushtet, e cila ka bllokuar funksionimin e institucioneve demokratike.