FOTO/ Bashkëshortja hoqi dorë nga politika e karriera në Holandë për të mbështetur Bashën

“Pas çdo burri të suksesshëm qëndron gjithnjë një grua e fortë”. Kjo thënie duket sikur është krijuar tamam për rastin e kryetarit të Opozitës Shqiptare, Luzlim Basha dhe bashkëshorten e tij Aurela.

Gjatë kohës që ata kanë jetuar në Holandë, Aurela kishte ndërtuar një karrierë të sajën dhe kishte marrë oferta për t’u angazhuar në politikën e holandeze. Por ajo i ka refuzuar këto oferta, vetëm e vetëm me synimin për të mbështetur bashkëshortin e saj Lulzim Basha dhe karrierën e tij politike në Shqipëri, shkruan Syri.net.         

“Kur jetonim në Holandë, partia që është tani në pushtet atje, i ka ofruar Aurelës që të angazhohej në politikë dhe të garonte si eurodeputete. Por ajo refuzoi, sepse vendosi të më mbështeste mua në Shqipëri”, ka zbuluar Basha gjatë një prononcimi të tij sot në studion e emisionit “Rudina”, të drejtuar nga Rudina Magjistari. /SYRI.net