Basha: Mediat gjermane e thanë fjalën e tyre, PD e vetmja forcë me plan për ekonominë

Lideri i opozitës Lulzim Basha në mitingun përmbyllës në qytetin e Lezhës, tha se në 25 qershor është dita e madhe e shqiptarëve, dita kur do të ndryshojë Shqipëria dhe jeta e tyre.

Ai tha se e vetmja forcë politike në Shqipëri që ka një plan ekonomik për rritjen e ekonomisë së familjeve shqiptare dhe uljen e taksave është forca ekonomike.

Basha shtoi se plani ekonomik i PD-së ka bërë jehonë edhe në mediat gjermane, të cilat sot shkruanin se e vetmja forcë në Shqipëri me plan ekonomik është Partia demokratike.

‘Ditën e dielë me votën referendare do ti japim fund politikës së vejtur dhje do ti hapim derën republikës së re. Pushteti do të burojë nga vota juaj dhe do të rrëzohet nga vota juaj. Marrëdhënia e qytetarit me pushtetarin për herë të parë do të jetë e një standardi tjetër.

Koha e sundimtarëve do të marrë fund shqiptarët do marrin Shqipërinë në dorë.

Duke votuar numrin 6-të do ti hapni rrugë ndryshimeve kushtetuese, që do të lidhin votën tuaj me qëndrimin e  qytetarëve.

4 vite kaluan, që nisen me premtimet tuaja për 300 mijë vende pune. Rama shkoi nga jugu në veri duke premtuar 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, mbështetje për fermerët, ulje taksash për 97 % të shqiptarëve, nuk mbajti asnjë premtim.

Zero premtime në 4 vite dhe 16 miliardë euro të shpenzuara. Ai nuk pati kurrë plan për të krijuar vende pune, prandaj rriti energjinë, taksat çmimin e naftës, sepse prioritet i tij ishte luksi për zyrat dhe palmat.

56 për qind e shqiptarëve duan të ikin nga Shqipëria, nuk ka më Shqipëri nëse më shumë se gjysma e braktisin vendin.

Nuk keni si ti besoni premtimet e Ramës sepse ai nuk ka plan. Me çfarë plani do ta rrisi ekonomin, me taksat më të larta në Ballkan.

A rritet ekonomia kur çmimi i energjisë, naftës është më i lari në Europë.

A rritet ekonomia me TVSH-në 20%.

Edi Rama ju premtoi dhe nuk i mbajti premtimet, e para sepse nuk ju kishte prioritet dhe e dyta se nuk kishte plan. Nuk u mor me motorrin e ekonomisë, por vetëm me timonin.

Ua thanë sot dhe mediat gjermane se e vetmja forcë me plan ekonomik është Partia Demokratike’, deklaroi Basha.