Skandali te Reali s’ka të sosur, ish-futbollisti dënohet me 1 vit burg për evazion fiskal

Ylli i PSG-së, Angel Di Maria, e ka pranuar se i ka shpëtuar tatimeve gjatë kohës që ishte te Real Madrid, nga viti 2010 deri në vitin 2014.

Argjentinasi është dënuar me një vit burg për fshehje të 1.3 milionë eurove, por, ai nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Di Maria ka pranuar fajësinë dhe ka pranuar të paguajë 2 milionë euro, për t’i shpëtuar burgut.

Ashtu si Di Maria, ka qenë dënuar edhe Leo Messi me 21 muaj burg, por pati paguar shumën e kërkuar nga autoritetet spanjolle.

I fundit që po akuzohet për evazion fiskal është Cristiano Ronaldo, i cili besohet se fshehu 14.7 milionë euro.