Masakrat në shkollë, SHBA-ja armatos mësuesit për të mbrojtur nxënësit

Mësuesit në disa klasa në Kolorado po stërviten për të mbajtur armë për të mbrojtur fëmijët si pjesë e një serë masash mbrojtëse,  të motivuara nga një masakër në shkollë në vitin 2012.

Kursi tre-ditor, ku mësuesit do të stërvitet të mbajnë armë zjarri dhe të japin ndihmën e parë, nisi të martën.

Deri tani kanë marrë pjesë shtatëmbëdhjetë anëtarë të stafit të cilët "do të dëshironin të armatoseshin të parët".

Programi pilot do t'i lejojë vullnetarët të hyjnë në shkolla me armë sipas ligjeve "te fshehta” të SHBA-së, shkruan “BBC”.

Kursi, i siguruar nga grupi i Trajnimit të Sigurisë së Administratorëve dhe Emergjencave ,  u krijua nga prindërit, oficerët e zbatimit të ligjit dhe ekspertët mjekësorë, të cilët besojnë se shkollat amerikane janë një "objektiv kryesor" për dhunën dhe sulmet. Grupi madje i referohet shkollave si "zona viktimash"./SYRI.net/