Pas United, Ibrahimovic pranë klubit të madh europian

Pas aventurës në Britani, Zlatan Ibrahimovic pritet të rikthehet në Spanjë pasi Real Madrid interesohet për shërbimet e tij.

Sipas burimeve të “Diario Gol”, “Los Blancos” po mendon që ta transferoj sulmuesin suedez të cilit i ka skaduar kontrata me Manchester United, shkruan SYRI.net.

Në rast të transferimit të sulmuesit veteran, Florentino Perez i frikësohet prishjes së harmonisë brenda skuadrës.

Por për Ibrahimovic nuk mungojnë ofertat edhe nga Amerika.