Dritan Prifti: Votoni Ruçin e Doshin, se ju bekon Zoti...

Ish-ministri i LSI-së Dritan Prifti këshillon miqtë e tij fierakë dhe shkodranë të votojnë deputetin socialist Gramoz Ruçi dhe ish-deputetin e PS, Tom Doshi. Prifti është kufizuar në një këshillë dhe jo thirrje publike, sepse siç e shpjegon vetë, "na duhet përsëri të zgjedhim të keqen më të vogël nga partitë që garojnë. Nuk kemi akoma një alternativë politike për të cilën ia vlen të votohet me entuziazëm."

Megjithatë, ai thekson se "më pëlqen fakti që Rama arriti të bëjë një marrëveshje para dhe paszgjedhore me Bashën. 100 herë më mirë se bashkëqeverisja me LSI." 

Ja si shprehet Prifti:

"Meqë është kështu, unë do t'i përgjigjem shumë miqve te mi qe me telefonojne dhe shkruajnë çdo ditë për të kerkuar mendim për cilën parti duhet të votojnë. Nuk dua të jap mendim se për cilët duhet të votojmë në rang vendi, sepse nuk i njoh kandidatët, por do guxoj të jap nje mendim për qarkun Fier dhe Shkodrën.

Në Fier une do të votoja Partine Socialiste sepse i njoh kandidatët dhe socialistët janë superiorë. Numri 9 dhe 10 në listën e PS që mund te jene ne vendet e rrezikuara jane 2 persona qe e meritojne me shume se çdokush te jene ne Parlament. Gramoz Ruçin e njoh per me shume se 30 vjet si nje shok i mire i babait tim.

Deputet me eksperience te pakrahasueshme, i ndershem, qe nuk ka kerkuar dhe pranuar kurre poste ekzekutive. Dhe Xhevit Bushin e njoh qe nga koha qe ishte bankier e me tej. Eksperienca e tij si bankier, financier dhe njohes i shkelqyer i gjendjes se popullit, veshtiresite e medha per te paguar kredite dhe mikrokredite qe po i marrin frymen popullit. Kjo eksperience i duhet Parlamentit te ri. Dikush duhet te mendoj per sektorin bankar dhe njerezit ne veshtiresi. Per keto arsye une ne Qarkun Fier do votoja Partine Socialiste.

Sigurisht qe me pelqen fakti qe Rama arriti te bej nje marreshje para dhe pas zgjedhore me Bashen. 100 here me mire se bashkeqeverisja me LSI.

Kurse për Qarkun Shkoder do kerkoja voten me gjithe zemer per Tom Doshin dhe Partine Social Demokrate. Nuk kam njohur kurre ne jeten time deputet qe ben aq shume per elektoratin, qe i pergjigjet ne telefon cdokujt, qe kalon shumicen e dites me votuesit per 4 vjet te mandatit, dhe jo vetem ne fushate.

Tomen une e kam me shume se mik. Politikanet e kriminalizuar jane perpjekur ta bejne pis, por nuk ja kane arritur. Donin t'i mohonin kandidimin, donin ta burgosnin, pasi deshtuan ta vrisnin. Por Toma vazhdon te ece perpara. Asgje nuk i bejne nje besimtari ne Zot kaq te sinqerte sa Toma.

Per te gjitha keto arsye dhe per patriotizem shkodran nje luftetar si Toma duhet te jete ne Parlament. Pervec kesaj populli nuk do ja mbyll kur vetes nje dere te hapur per hallet e tyre.

Miqte e mi te dashur, Si gjithmone nese ma degjoni keshillen nuk do dilni te zhgenjyer. Zoti ju bekofte dhe mire u takofshim se shpejti."