Drejt një epoke të re: Pas shumë përplasjesh, Erdogan viziton Greqinë

Pas shumë tensionet dhe acarimesh, Athina zyrtare duket se ka konfirmuar vizitën diplomatike të Presidentit Erdogan në Greqi.  Gazeta greke “Protothema”, raporto se Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka pranuar kërkesën e p presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ër të vizituar Greqinë

“Grekët gjithmonë kanë dashur  dhe do të duan marrëdhënie miqësore me Turqinë. Kemi më shumë gjëra që na bashkojnë sesa na ndajnë, "tha të hënën Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos në një takim me Kryeministrin turk Binali Yildirim në Athinë.

Sipas gazetës, Yildirim i tha Pavlopulos se presidenti turk ka kërkuar vazhdimisht  këtë vit të vizitojë Greqinë, shkruan syri.net. Pavlopulos  theksoi se është e rëndësishme që të dyja palët të përgatiten mirë për vizitën e Presidentit Erdogan në mënyrë që ajo të jetë sa më e suksesshme dhe të sjellë rezultate të mira.

Vizita ka rëndësi pasi ajo pason disa deklarime të forta të Erdogan, mes të cilave di veçuar ajo për mosnjohjen e Traktatit të Lozanës, ndërkohë që Athina zyrtare është përfshirë në një strukturë rajonale bashkëpunimi ekonomiko-strategjik me Izraeli dhe Qipron.

"Greqia është porta dhe dritarja e Turqisë për në Evropë", tha ai, duke vënë në dukje se Athina gjithmonë e ka parë anëtarësimin Turqisë në BE me sy pozitiv.

Pavlopulos gjithashtu vuri në dukje se një vend që dëshiron të bashkohet me Bashkimin Evropian  duhet të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar dhe ligjet e Evropës.

"Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Turqinë në këtë drejtim," shtoi ai, duke theksuar se zgjidhjet paqësore të bazuara në të drejtën ndërkombëtare do të ndihmonin shumë marrëdhëniet dypalëshe të Turqisë me Greqinë dhe përparimin e saj drejt anëtarësimit në BE.

Pavlopulos deklaroi se pala greke ishte e gatshme të bënte pjesën e saj dhe se një qasje e tillë do të zvogëlonte në masë të madhe kostot e mbrojtjes në kohë të vështira ekonomike, shkruan “Syri.net”.

"Mund të shpenzohet për të rritur më tej prosperitetin e popullit tonë. Është e nevojshme ta bëjmë këtë duke qënë absolutisht të sinqertë ", shtoi ai.

Yildirim nga ana tjetër vuri në dukje kënaqësinë e Ankarasë me vizitën e fundit të Pavlopulos në Stamboll, të cilën ai tha ishte i pari  president grek në 65 vjet që vizitonte Turqinë. /SYRI.net/