Real Madrid i jep ‘OK’ Milanit për transfertën e bujshme, por ndodh befasia

Manchester United “ngrin” transfertën e bujshme të Milanit. Së fundmi raportohet se Real Madrid ka pranuar ofertën e Milanit prej 60 milionë eurosh për James Rodriguez por befasia vjen nga mesfushori kolumbian i cili nuk preferon të transferohet në “San Siro”, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Sipas burimeve të medieve britanike Rodriguez ka shprehur hapur dëshirën për tu bashkuar me Manchester United.

Me shumë mundësi 25-vjeçari do të shitet këtë verë për shkak se është i pakënaqur me hapësirat e limituara nga Zinedine Zidane.

Faqja e internetit spanjolle “Don Balon” raporton se  Rodriguez ka kundërshtuar mundësinë për të kaluar tek Milani, ndërsa Florentino Perez ishte i lumtur me ofertën e kuqezinjve.

Tashmë me shumë mundësi Rodriguez do të transferohet te gjigantët britanikë.

/ SYRI.net /