Real Madrid gjen zëvendësuesin e Ronaldos

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është kthyer në një telenovelë të vërtetë ku çdo moment raportohen lajme kontradiktore rreth tij.

Drejtuesit e Real Madridit tashmë kanë nisur të kërkojnë pasardhësin e katë herë fituesit të "Topit të Artë", i cili pritet të largohet nga ekipi gjatë kësaj vere.

Sipas burimeve të “Don Balon”, Alexis Sanchez do të përfitojë nga situata duke nënshkruar me gjigantët e La Ligas, raporton SYRI.net.

Menjëherë pas përfundimit të Kupës së Konfederatave, Ronaldo do të marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij ku mund t’i lerë të lirë vendin sulmuesit anësor të Kilit.

Kujtojmë që Sanchez ka vetëm edhe një vit kontratë me Arsenalin, dhe ka paralajmëruar largim nga Premier League.

Kkohët e fundit është raportuar se Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid për shkak se është i pakënaqur në Spanjë pas akuzave për mashtrim tatimor.

/ SYRI.net /