Arrestohen dhe burgosen qindra të rinj: Foto të pamoralshme në Instagram!

Dymbëdhjetë persona janë burgosur në Iran sepse kishin postuar në Instagramm foto që përfaqësonin akte anti-myslimane dhe të ‘pamoralshme’

Këto masa drastike erdhën si pjesë e një aksioni të qeverisë iraniane, i njohur si "Spider II ', i cili godet personat që postojnë “foto nga aktivitete të papërshtatshme” në internet, raporton "The Independent". 

Që kur filloi aksion policor, janë arrestuar më shumë se 170 persona.

Dymbëdhjetë personave i  janë dhënë dënime me burg, duke filluar nga pesë muaj deri në gjashtë vjet, vetëm për shkak të fotove në Instagramm,shkruan syri.net. Tetë vajza dhe katër djem u dënuan në Shiraz, në Jug-Perëndim te Iranit  dhe nuk do të jetë në gjendje të largohen nga vendi dy vjet pas daljes nga burgu.

Instagrami është popullor në Iran, sepse ndryshe nga Facebook, Twitter dhe YouTube, ai nuk është e bllokuar nga qeveria.

Nëntorin e kaluar Irani mbylli shtatë agjenci modelingu për shkak se u konsideruan si "rrezik për sigurinë morale dhe rendin publik"/SYRI.net/.