‘Mbase do kemi dy timonë...’-Iriqi bisedon me Edi Ramën
Iriqi: Pse ke kaq ditë që kërkon timonin?
Rama: Se kam frikë se e merr Basha.
Iriqi: Apo Meta?
Rama: Meta nuk do mbajë dot as Dylgjerin, jo më timonin. Bile do e heqim dhe nga selia e presidencës. Se me aq pak kompetenca që ka i del dhe i mjafton një hyrje dy e një kuzhinë andej nga xhamlliku.
Iriqi: Pse thua do e heqim?
Rama: Po unë dhe Basha, pra. Akoma nuk e kupton se në qeveri do jemi të dy, por flitet për timonin. Kush kap vota më shumë e merr.
Iriqi: Po në se fiton LSI e merr Vasili.
Rama: Vasili merr Vasiliqinë. As vetë nuk do hyjë në kuvend.
Iriqi: Do e vidhni?
Rama: Nuk quhet vjedhje. Quhet transformim. Atje ku do kapë ndonjë deputet ai do kalojë ose me mua,ose me Lulin. Ja, kaq është.
Iriqi: Po në se dilni barazim?
Rama: Atëherë me letër me vrimë. Mua më bije se kot nuk i dhashë çmim librit "Vrima"
Iriqi: Po tepsia?
Rama: Tani nuk do ndajmë tepsinë. Do kemi dy tepsi. Një PD e një PS. Kështu na ecin punët sahat.
Iriqi: Si?
Rama:- Ja, p.sh do të marrësh një leje ndërtimi ti si anëtar i PS, ne të kërkojmë të na japësh hipotekat e pallateve nga fresku. Se hipotekat p.sh i ka Luli. Ose do që mos dënohet ndonjë deputet i djathtë, ne themi trajto mirë të burgosurit e majtë. Se burgjet p.sh. i ka PD. Ose...
Iriqi: Shtet quhet ky?
Rama: Pse ai me Metën a s'ishte kështu! Doje një legalizim e kishim ne, doje një subvencion në bujqësi e kishin ata.
Iriqi: Njësoj prapë?
Rama: Jo, se Iliri me 10% mori 50% të administratës. Ndërsa me Lulin jemi rrotë më rrotë e na takon nga gjysmë secili.
Iriqi: Po opozitë kush do bëjë?
Rama: Do krijojmë opozitë teknike. U japim nga një rrogë e u themi lehni sa të mundeni.
Iriqi: Sikur nuk po kapet më kanabis?
Rama: Ta kishim bërë që më parë marrëveshjen asnjë fletë nuk do kapej. Do e kishim shitur të gjithën e do kishim kaq para sa euro do kishte hyrë në pus, me 100 lekë do blihej.
Iriqi: Shpresoni te rritet ekonomia kështu?
Rama: E sigurt. Se që më 26 qershor do ia mbathin shqiptarët nga sytë këmbët. Ja merr në telefon ndonjë agjenci e thuaji se do biletë p.sh për Itali në korrik. E di ç'do të thonë? As deri në dhjetor s'ka vende. Do ikin më këmbë nëpër Adriatik siç duket, hahaha. Kështu që mbill e korr hashash jeta e shqiptarit qe do ngelet. Që edhe po mos u pasurua do jetë i lumtur nën efektin e drogës. Si në parajsë do u duket jeta.
Iriqi: Po BE ç'thotë?
Rama: Vetëm trazira mos na bëni. Se një shkëndijë po lëshova unë merr zjarr Ballkani.
Iriqi: Edhe Erdoganin e fute në fushatë?
Rama: Turqit kanë plot investime. Ose më mbani ose do ua shkatërrojë Basha, i thashë. Kaq.
Iriqi: Po Basha ka foto me Trump.
Rama: E di, e di. Iu luta që të më japë e-mailin e vajzës së Trump.
Iriqi: Pse, ç'e do?
Rama: Sa për muhabet në fillim. Më pas...
Iriqi: Më pas?
Rama: Më pas e kam zakon që e marr për grua. Apo jo?
Iriqi: Po Linda?
Rama: Nuk e ka të gjatë me mua. Nuk mbaj grua një këlyshe të Sorosit unë.
Iriqi: Po sillesh si legen. Mirë të quajti kështu Rakipi.
Rama: Rakipi pandehu se u bë yll me atë sherrin që bëri. Por harron derëziu sa tani e ka keq me mua, por dhe me Lulin. Që mbrëmë ai më tha: "Ç'pati ai kazani me ty! Hahaha, jam me vëlla tani, jam i mbrojtur. Kujdes dhe ti Iriq, se mund te t'i rrallojmë gjembat. Alo! Ik, se po më thërret Basha...