Meta: Ja kush është ëndrra e Ramës

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta tha në ‘Dritare’, se ëndrra e Ramës është një burg me ngjyra. I pyetur, nëse ia ka shprehur Ramës, këtë ide, Meta ka deklaruar se ia ka thënë por ai nuk e pranon.

“Ia kam shprehur por nuk e pranon me dëshirë. Por thellë thellë është i bindur se kjo është gjëja më e mirë që mund të bënte në jetën e tij. Rama ka frikë nga mendimi alternativ, nga mendimi ndryshe, nga debati. Ai nuk di të bëjë dhe të drejtojë një ekip”, tha Meta.