Rifillojnë luftimet në Ukrainë me separatistët rusë, ka të vrarë dhe të plagosur

Të paktën 6 persona janë vrarë gjatë përleshjeve ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të këtij vendi, kanë thënë zyrtarët.

“Gjatë 24 orëve të kaluara, si pasojë e luftimeve, një ushtar ukrainas është vrarë”, i ka njoftuar mbrëmë gazetarët zëdhënësi ushtarak i Ukrainës, Andriy Lysenko, i cili i ka akuzuar separatistët për “intensifim të ashpër” të sulmeve.

Nga ana tjetër, agjencia e separatistëve raportoi para dy ditësh se s dy luftëtarë të tyre ishin vrarë dhe 6 të tjerë ishin plagosur, shkruan "BBC".

Agjencia e lajmeve TASS, ka raportuar se 4 luftëtarë separatisë ishin vrarë dhe 9 të tjerë ishin plagosur.

Separatistët po ashtu, kanë raportuar për vrasje të 3 civilëve dhe plagosje të 18 të tjerëve, nga predhat e Ukrainës, afër qytetit Donjeck.

Nga luftimet ndërmjet dy palëve, prej vitit 2014, janë vrarë së paku 9,600 vetë