Trafik armësh e municionesh nga Elbasani, zbulohet shtëpia -depo, arrestohet 'shefi' i armatimit

Një trafikant armësh e municionesh është arrestuar në qytetin e Elbasanit pas një operacioni policor të koduar si "Dinamo". "Shefi" i trafikut quhet Engjell H. 62 vjeç.

Arsenali i armëve dhe fishekëve që u zbulua në shtëpinë e tij kthyer në depo armatimi shitej kundrejt vlerave të caktuara. Policia gjeti 131 mijë lekë të reja në banesë, të dyshuara se ishin përfituar nga kjo lloj tregtie e paligjshme.

Policia e Elbasanit njoftoi:

"Në kuadër të një hetimi të ndjekur me metoda speciale të hetimit, finalizoi operacionin policor të koduar Dinamo. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Engjëll. H., 62 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar arsenal armësh, municione luftarake dhe vlera monetare. Ky shtetas dyshohet të ketë patur për qëllim trafikimin e armëve dhe municineve luftarake në vlera të ndryshme monetare.

Grupi hetimor i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri automatik, model 56, kalibër 7.62 mm, me krëhër të vendosur në të me 29 copë fishekë

Një armë zjarri pushkë model 63, kalibër 7.62 mm, me krëhër të vendosur në të me 25 copë fishekë

Një pushkë sportive shul, me krëhër të vendosur në të me 3 copë fishekë

131 copë kartmonedha me prerje 1000 lekë (131 000 lekë të reja) 6 kuti me fishekë model 54, kalibër 7.62 mm, me nga 100 copë fishekë secila 45 copë fishekë pushkë sportive 30 copë fishekë model 56, kalibër 7.62 mm 173 copë fishekë model 54, kalibër 7.62 mm

Një armë e ftohtë thikë

Dy aparate telefoni të markave të ndryshme

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën, "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", "Trafikimi i armëve dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 278, 278/a, dhe 279 të Kodit Penal.