‘Mblidhni votat për PS’, Rama sqaron sërish deklaratën për policët: E bëra pa dashje

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek deklarata e tij që bëri për punonjësit e Policisë së Shtetit: Pas orarit të punës, mblidhni vota për PS-në.

Nga Fieri kreu i qeverisë pranoi edhe njëherë publikisht se ishte gabimi tij, por i paqëllimshëm.

Ai sulmoi edhe kundërshtarët politikë:

“A e keni dëgjuar, siç janë të gjithë kundër reformës në drejtësi, pasi tek reforma në drejtësi ka nisur krisja e koalicionit tonë. Këta politikanët e përgjëruar për rinin, për arsimin publik, këta politikanë që kishin universitete që jepni diploma false. Këta janë politikanët e vitrinave, magazinave. E dëgjova Lulin në Berat. E dini sa ju tha: Edi Rama ju mbylli universitetin. E dini ju si ishte universiteti i Beratit? Ishte materniteti që e mori në mënyrë të padrejtësi një biznesmen. Luli tha se ky universitet do rikthehet në Berat. Në planin e tij ka vetëm një sahan, sahani i çorbës së Saliut. Ne nuk do lejojmë që të rilindnin ufot. Më vjen keq, por partitë që e kanë bërë për vete siç thonë ata rininë me diploma kristali dhe licenca pasqyrash, në 25 qershor do u duhet të përgatiten me zhgënjimin. Rinia e sotme meriton më tepër sesa kopje për provim apo diploma false, apo punësim për llogari të partisë në pushtet”.