Rusia përjashtohet nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, një hap i madh mbrapa

Rusia ka dështuar të marrë votat e nevojshme për Këshillin për të Drejtat e Njeriut në OKB, kështu duke mbetur e përjashtuar nga ky këshill.

Është thënë që kjo reflekton një mospajtueshmëri me ndërhyrjet e Moskës në luftën në Siri.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka zgjedhur Hungarinë dhe Kroacinë si përfaqësuese të Evropës Lindore në këshillin e lartpërmendur.

Ky është një hap mbrapa i madh për Rusinë, e cila ishte gjithmonë pjesë e këtij këshilli që nga themelimi në vitin 2006, përveç një viti.

Më shumë se 80 organizata për të drejtat e njeriut kanë nxitur shtetet anëtare të OKB-së që të përjashtojnë Rusinë, kjo për shkak të mbështetjes ushtarake që i ofron presidentit sirian Bashar al-Assad, gjatë luftës në Siri.