", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/November/01/auto_4a2f1b20-68c6-4f90-9058-1e2fb1330d201730479223.jfif", "width": 900, "height": 506 } }

Video tronditëse nga Valencia: Si në 33 minuta rrugët u shndërruan në lumenj

Një banor kap minutë pas minuti një pamje të rëndë nga ballkoni i një pallati - Erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm që shkaktuan katastrofën biblike

Në më pak se një orë gjithçka ngriu, makthi arriti kulmin dhe rrugët u mbuluan me ujë dhe me baltë. Në një kohë kur numri i të vdekurve ka kaluar mbi 200 dhe numri i të zhdukurve nuk dihet, përmes një video shokuese të ngarkuar nga një banor i Valencias në TikTok, shihet sesi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan një kaos të pamasë, duke shkatërruar prona, duke tërhequr zvarrë makina, ndërsa në të njëjtën kohë personat në panik tentonin të arratiseshin. 

Videoja është xhiruar nga ballkoni i një pallati, me gruan që e ka shpërndarë duke shënuar në çdo xhirim se sa kohë kanë ndodhur skenat që ajo tregon. Fillimisht, në orën 19:17 me orën lokale, erëra të forta goditën qytetin Benetusser të Valencias.
Më pak se 20 minuta më vonë, në orën 19:33, videoja tregon se si kaosi i bllokimit të trafikut fillon të shpaloset në rrugë ndërsa njerëzit përpiqen të ikin drejt sigurisë përpara se të shpërthejë rrebeshi. 

Në orën 19:40, vetëm shtatë minuta pas marrjes së klipit të dytë, pamjet tregojnë rrugët duke u përmbytur ndërsa njerëzit në makina vazhdojnë të përpiqen të arratisen. Në orën 20:00, rrugët janë zhytur nën ujë me baltë, ndërsa automjetet janë përplasur me njëra-tjetrën.
“Përmbytja nuk mund të shmangej, por nëse do të ishim njoftuar më herët, do të kishte më pak vdekje dhe më pak të zhdukur”, shkruan TikToker që ka postuar videon. 

@luuciaseguii Benetusser💔 Aún seguimos esperando a que vengan a ayudarnos. No tenemos supermercados ni farmacias, falta agua y comida. Obviamente no tenemos coches para ir a por comida a valencia ciudad. En las casas no hay luz ni agua, la cobertura ha vuelto hace nada. Estabamos incomunicados sin saber que estaba pasando fuera. Que dejen de invertir dinero y medios en cosas banales y que lo inviertan donde realmente se necesita. Gracias que mi familia y yo, a parte de los daños materiales, estamos bien.  Hay gente que lo ha perdido absolutamente todo 💔#valencia #dana ♬ Goth - VicSheik