Masakra në Shkodër/ Gjendet makina e djegur me dy automatikë brenda në Grudë të Re

Vetëm pak minuta më parë  Policia e Shkodrës ka gjetur një automjet tip Land Rover të djegur model tip i ri, në zonën e Grudës së Re.

Sipas burimeve për SYRI-n, brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë 2 persona.

Gjithashtu policia njofton se nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).

Pasditen e sotme në lagjen Dobraç mbeti i vrarë nga një atentat Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të Bashës për Bashkinë Shkodër. Sakaq mbeti e vrarë një kalimtare dhe u plagos bashkëshorti i saj. Të dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë. 

Shkodër/ Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç,  ju informojmë se:

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta).

Ndërkohë shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve,  në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe 2 armë zjarri automatike.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen  e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.