FOTO/ Sanchez dëmtohet rëndë pas ndeshjes kundër Kamerunit

Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez ka dëmtuar rëndë kyçin e këmbës së majtë në ndeshjen që Kili zhvilloi kundër Kamerunit të vlefshme për Kupën e Konfederatave.

Në minutën e 58’ Sanchez u fut në fushën e lojës dhe më pas asistoi për autorin e golit Arturo Vidal, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Gjatë 30 minutave të lojës Sanchez ka rrezikuar pasi këmba e tij është enjtur shumë.

"Ne e kuptojmë dhe e dimë që lojtari ende ndjen dhimbje dhe prandaj do të presim deri nesër për të vendosur nëse ai luan. Ne nuk rrezikojmë asnjë lojtar që nuk është në gjendje të luajë dhe që mund të përkeqësojë një lëndim. Ne jemi shumë të kujdesshëm me shëndetin e lojtarëve tanë dhe për këtë ne gjithmonë veprojmë me përgjegjësinë e kërkuar nga pozicioni ynë", tha një ditë më parë trajneri i Kilit, Juan Antonio Pizzi.

/ SYRI.net /