Atentat me armë në Tiranë, plagoset në mesnatë një i ri

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesnatën e djeshme në zonën e njohur si Babrru në kryeqytet. Si pasojë, ka mbetur i plagosur shtetasi me inicialet U.M.

Veprimet e para hetimore thuhet se autori i dyshuar për këtë ngjarje, është shtetasi me inicialet L.K, 25 vjeç. Si fillim ka qenë një telefonatë e numrin e emergjencave 112 ku dhe është bërë njoftimi për ngjarjen në fjalë.

Ndërsa nga ana tjetër mësohet se personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin në S.Q.U.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Më datë 17.06.2017, rreth orës 23:50, në, ka ardhur një njoftim për të shtëna me armë zjarri në zonën e njohur si Babrru.

Pas verifikimeve ka rezultuar se shtetasi U. M., është plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë dhe ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe kapjen e tij, shtetasi L. K., 25 vjeç.

Nga hetimi paraprak dyshohet se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe gjetjen e armës.