Shuhet ish kancelari i Gjermanisë, Trump: Bota ka përfituar nga vizioni dhe përpjekjet e Kohl

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka shprehur ngushëllimet popullit gjerman për vdekjen e ish-kancelarit, Helmut Kohl duke e quajtur atë një mik dhe aleat të Shteteve të Bashkuara.

“Kancelari që shërbeu më gjatë në historinë moderne gjermane, kancelari Kohl ishte një mik dhe aleat i Shteteve të Bashkuara, gjatë drejtimit të Republikës Federale të Gjermanisë për 16 vite. Ai nuk ishte vetëm babai i ribashkimit të Gjermanisë, por edhe një avokat për Evropën dhe marrëdhëniet transatlantike. Bota ka përfituar nga vizioni dhe përpjekjet e tij,” tha Trump.

“Trashëgimia e tij do të jetojë”, tha presidenti Trump gjatë një deklaratë të premten në Uashington, një fjalim i mbajtur më vonë se liderët e tjerë të botës.