Drejtori i Juves çudit në deklaratën për merkaton: Verrati nuk na intereson

Xhuzepe Marota ka folur për merkaton verore të Juventusit. Drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve ka deklaruar: “Falë Bayernit, ne jemi në kontakt për transferimin e Douglas Costa, por gjermanët duhet të jenë të gatshëm ta shesin atë dhe çmimi duhet të jetë i drejtë. Bazuar në taktikat dhe investimet e nevojshme, Verratti nuk na intereson”.