Edi Rama sulmon Metën për deklaratat në mediat greke: Flet si të ishte një ekstremist, TURP!

Qetësia dhe dashuria, i ka lënë vend tensionit dhe urrejtjes së ndërsjellë.

Po flasim për Edi Ramën, de jure në koalcion, e defakto në luftë të hapur me njëri tjetrin. Situata e paprecendentë që po krijohet gati një javë përapara zgjedhjeve të 25 Qershorit sa vjen e tensionohet.

Pas deklaratave të ashpra të Ilir Metës nga Lezha i cili tha se populli do të armatohet nëse policia nuk ndal dhunën e përsëritur që është regjistruar ndaj eksponentëve të LSI-së në rrethe të ndryshme, ja ku vjen edhe kundëreagimi i Edi Ramës.

Ky i fundit ka zgjedhur ta sulmojë Ilir Metën me deklaratat e bëra për një media greke, të raportuar një ditë më parë në të cilat Presidenti i Zgjedhur fajësonte qeverinë shqiptare se nuk kishte arritur të ndërtonte marrëdhënie normale me asnjë prej fqinjëve dhe për këtë fajin e ngarkonte tek modeli i diplomacisë së ndjekur nga Edi Rama dhe Ditmir Bushati.

“Shokuese intervista e I.M per tv grek!Si mundet nje President shqiptar te shaje kryeministrin e vendit si te ishte ekstremist fqinj?TURP!”- i ka cilësuar Edi Rama këtë deklaratë.

Por reagimi i Ramës paralajmëron një tjetër furtunë ndaj Ilir Metës dhe që po merr formë çdo ditë e nga pak.

Bëhet fjalë për zërat që thonë se Edi Rama do të bëjë gjithëçka që Ilir Meta të mos arrijë të futet në zyrën e Presidentit të Republikës. Kur Edi Rama thotë “Si mundet nje President shqiptar te shaje kryeministrin e vendit si te ishte ekstremist fqinj?”- nuk e ka fjalën tek kryeministri që është ai, sesa te Presidenti Ilir Meta, që ai mesa duket ka në plan të mos e lejojë të jetë kurrë i tillë…